Shembet godina e parë e konvikteve të UBT-së, 9 të tjera në proces. Dëshmitar kryebashkiaku i Brukselit

Pasditja e sotme nisi procesin për shembjen e 10 godinave të Konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës në Kamëz.

Sot u shemb njera prej tyre me shpërthim të kontrolluar. Familjet, të cilat ishin strehuar në to janë larguar.

“Është përdorur si sebep tërmeti për të larguar këto familje, një proces që ka filluar që në vitin 2016.  Godina do të shembet me shpërthim  të komanduar. Janë 10 godina të Universitetit Bujqësor që do të prishen” raportoi gazetari Elio Laze.

Përveç forcave të xhenios, policisë së shtetit dhe policisë bashkiake, të pranishëm në vendngjarje ndodhen e gjithë kupola drejtuese e bashkisë së Tiranës nga kryetari Veliaj dhe drejtorët më të rëndësishëm.

Po kështu Veliaj shoqërohet nga kreu i IKMT, Dallëndyshe Bici dhe kryebashkiaku i Brukselit, Philippe Close. Më pas iu eshte bashkuar dhe Kryeministri Rama.

“Ka një plan për rindërtimin e konvikteve por këtë herë jo për strehimin e qytetarëve, por të studentëve që studiojnë në UBT” raportoi më tej gazetari Laze.

Shembet godina e parë e konvikteve të UBT-së, 9 të tjera në proces

SHKARKO APP