Shembet Hani i Gjelit në Korçë. Ndërtesa monument kulture kishte degraduar

Hani i Gjelit pjesë e rëndësishme e ansamblit historik në Pazarin e vjetër të Korçës ka pësuar dëmtime si pasojë e një sasie të konsiderueshme dëbore që ishte depozituar në çatinë e tij e po ashtu si pasojë e amortizimit dhe degradimit të tij.

Ndërtesa u rikonstruktua në vitin 2016 por problemet mes pronarëve kanë bërë që ajo të mos vihet në funksion dhe të përballet me dëmtime të shumta dhe vjedhje të pjesëve të ndryshme që çuan deri në dëmtimin ekstrem.

Përveç dëmtimit të çatisë kjo ndërtesë është kthyer në një vend ku strehohen përdoruesit e lëndëve narkotike apo edhe endacakë ndërkohë që shpesh janë bërë edhe denoncime për vjedhjet.

SHKARKO APP