Shembet masivi shkëmbor, vdes minatori 62-vjeçar

Një tjetër tragjedi shënohet në minierën e Bulqizës, ku një minator 62-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas burimeve zyrtare ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.15 në minierën e kromit në zonën D. Gajtë punës është aksidentuar dhe ka humbur jetën Medi Hidri, 62-vjeç nga Bulqiza.

“Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se shtetasi M.H, duke kontrolluar frontin, është shembur një masiv shkëmbor ku dhe i ka shkaktuar vdekjen. Vijojnë hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarje”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?