Shembet me tritol godina tre katëshe në Theth

Është shembur sot me shpërthim të komanduar ndërtesa e fundit pa leje në Theth, në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga Inspektorati i Mbrojtjes dhe Kontrollit të Territorit (IKMT) në këtë zonë turistike në veri të Shqipërisë. Forcat xheniere montuan për orë të tëra kallëpe eksplozivi, duke realizuar në fund shkatërrimin e kontrolluar të objektit.

Operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ka nisur prej disa ditësh, duke sjellë rezistencë të fortë nga banorët, të cilët pretendojnë se ndër vite u ishte dhënë dritë jeshile për zhvillimin e bizneseve turistike në pronat e tyre.

Ata shprehen se mungesa e dokumentacionit ligjor i ka penguar të pajisen me leje ndërtimi, ndonëse investimet i kanë bërë me kursimet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?