Shembja e aksit “Korçë-Ersekë”, Meta: Veprat e “Rilindjes” janë gropat e thella të korrupsionit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se shembjen e aksit “Korçë-Ersekë” e ka paralajmëruar rreth një javë më parë, teksa shton se rrezikon të përsëritet edhe në akse të tjera.

Reagimi i plotë i Metës në Facebook: 

Para një jave nga Shkodra e paralajmërova atë që pritej të ndodhte me rrugën super të shtrenjtë por pa standarde, “Korçë-Ersekë”, që rrezikon të përsëritet në “Kardhiq-Delvinë”, por dhe në rrugët e tjera të florinjta të “Rilindjes”.
“Veprat” më të mëdha të kësaj Qeverie janë gropat shumë të thella të korrupsionit në çdo sektor, që vetëm thellohen dhe përhapen kudo!
Kështu ndodh në një vend ku drejtësia garantohet nga ai që e ka kapur për fyti: Kryeministri!

SHKARKO APP