Shembja e dherave, Prençi inspekton pallatin në Gjirokastër

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prenci dhe kreu i Shërbimit Gjeologjik, Viktor Doda kanë inspektuar nga afër situatën në pallatin 8-katësh tek Kodra e Shtufit në Gjirokastër.

Pak ditë më parë në këtë pallat pati probleme në dy katet e para, për shkak të rrëshqitjeve të dherave, duke shkaktuar dëme në disa apartamente. Prençi tha se pasi të bëhet një studim i plot për këtë pallat, do të jepet edhe zgjidhja përfundimtare.

Ai tha mes të tjerash Prençi tha se balta nuk duhet të hiqet, ndërsa puna duhet të nis nga pjesa e sipërme e pallatit, ku duhet të vendosen pilotat dhe muret mbrojtëse. “Kërkojini bashkisë të mos ndërtohet në këtë zonë dhe të nis pyllëzimi’, tha Prençi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?