Shembja e “Radio Tiranës”, Baçe: Tirana po humbet identitetin e saj

Ansambli i vilave të ndërtuara në vitet 1920 në rrugën “Kont Urani” e fitoi “betejen” me regjimin komunist, por humbi luftën me babëzinë e ndërtimeve që ka pushtuar kryeqytetin.

Shumë prej objekteve të ndërtuara në vitet 1920 tashmë janë rrënuar, ndërkohë studiuesi Apollon Baçe u shpreh për SYRI TV se Tirana ka humbur identitetin e saj.

“Blloku i vilave të ndërtuara në vitet 1920  në rrugën “Kont Uran”i  pranë ish Radio Tiranës, tashmë I përket historisë, teksa shumë prej tyre janë shembur, ndërkohë ato që kanë mbetur po degradojnë nga mungesa e kujdesit dhe konfliktet për pronësinë’.

Për arkeologun dhe studiuesin e njohur Apollon Baçe, godina e ish Radio Tiranës por edhe vilat aty pranë mbartin vlera historike dhe do duhej të mbroheshin. Baçe u shpreh se Tiranë po humbet identitetin  dhe fajtor për këtë jemi të gjithë.

Ai theksoi se fajtor për këtë panoramë është Ministria e Kulturës, e cila nuk diti ta ruajë përmes mekanizmave të saj këtë pasuri arkitekturore.

Më tej Baçe Sqaron se është babëzia dhe mungesa e ndërgjegjes që bën keq menaxhimin e  fondeve të cilat nuk shkojnë për restaurime dhe që mirëmbajtjen e vlerave.

Një pjesë e vilës që qëndron ngjitur me ish-Radio Tiranën u shemb pak ditë më parë.

Kjo banesë e vendosur në rrugën Kont Urani nuk është e vetmja që pret shembjen, sipas Planit të Detajuar Vendor (PDV) , i miratuar së fundmi nga Bashkia e Tiranës.

SHKARKO APP