Shembja e skelës, Prokuroria lëshon urdhrin e rëndësishëm
Aktualitet E Premte, 16 Gusht 2019 17:09
Prokuroria e Tiranës urdhëroi ndalimin e inxhinierit teknik dhe administratorit të firmës private e cila kishte detyrë lyerjen e fasadës së pallatit 13 katësh në rrugën “Faik Konica” në kryeqytet. Dy punëtorë humbën jetën pasi skela u shemb totalisht ndërsa ata punonin. Punëtorët u gjetën të pajetë nën rrënojat e skelës ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.