Shembja e Teatrit, aktori Petrit Malaj: Askush nuk mund të pranojë atë që ndodhi më 17 maj

Nga Petrit Malaj – (Dekan i Fakultetit të Artit Skenik, aktor)

Diskutimi mbi teatrin kombetar ne vitin 2018. Kjo video eshtë pjesë e debatit mbi teatrin kombëtar, mbajtur në vitin 2018.

Shumë gjëra mund të ndodhnin me godinën e teatrit kombëtar, por kurrsesi mendja ime nuk mund të pranojë atë që syri pa në 4.20 të mëngjesit të 17 Majit. Nuk besoj se ka artistë në Shqiperi e gjithë trevat shqipfolëse, që të mos jetë i shqetësuar me pamjet e asaj nate.

Në qershor të vitit 2018, e shpreha këtë frikë, duke thënë se zgjidhja nuk mund të jetë kurrsesi me dhunë dhe fjalë të fundme e me ekstremizma. Ato pamje që pamë, janë ekstremizma. Teatri kombëtar, ashtu si kish mbetur, për nga trashëgimia që mbarte, ishte padyshim një pasuri e artit shqiptar.

Shqipëria ka pasur nevojë gjithëherë për një teatër të ri. Por me papërgjegjësinë më të madhe, politika po i ndan dhe artistët, shumë prej të cilëve miq të ngushtë, pikërisht për të hedhur mjegull në sytë e kujtdo, se gjoja dikush e do një teatër të ri e dikush jo. A ka mundesi që i verbëri te mos dojë sy? E pra dhe aktorë që të mos duan një teatër të ri nuk besoj se ka.

A nuk e dëgjoni veten? Prishja e teatrit në atë mënyrë, dhe ndërtimi i një teatri të ri janë dy gjëra shumë të ndryshme.

Përsa i përket prishjes, unë jam nga ata njerëz që më pëlqen të dëgjojë dhe besoj specialistët qofshin arkitektë dhe inxhinierë , apo edhe gjykatës që zbatojnë ligjin. Për mënyrën se si u prish “natën me mjegull” them JO…keshtu JO.

Më duhet të ndalem e të them dy fjalë dhe për incidentin e ndodhur gjatë protestës me grupin e studentëve, disa prej të cilëve të Universitetit të Arteve, në vecanti me Blendi Shahun që pashë në foto të shtrire përtokë si të ishte terrorist. Askush nuk duhet të marre guximin të pengojë studentët e të vetmit institucion publik artistik të arsimit të lartë, që të shprehen ndaj asaj që ndodhi me teatrin kombëtar. Nuk vritet shpresa me dhunë, por vetëm sa e ushqeni atë.

I dashur Blendi, dhe ju student të tjerë të UART. Si ish rektor i Universitetit të Arteve dhe sot Dekan i Fakultetit të Artit Skenik, më vjen turp që u sollën në atë mënyrë me ju, dhe solidarizohem plotësisht me gjithë studentët e UART për sa kohë protestoni si qytetarë dhe në respekt të ligjit dhe institucioneve shtetërore, siç pashë që vepruat atë ditë.

https://www.facebook.com/1697153410506507/posts/2612003159021523/

SHKARKO APP