Shembja e Teatrit, Alibeaj-deputetëve të PS-së: Keni frikë burgun?

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar, është bërë ”mollë sherri” në Komisionin e Ligjeve. Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj i kanë bërë thirrje kolegëve të mazhorancës që të tërheqin nga rendi i ditës shqyrtimin e projektligjit që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Që juve ju kanë mbyllur veshtë, u kanë mbyllur sytë, u kanë lidhur dhe duart kjo gjë merret vesh. Që juve ju janë marrë të gjithëve për dore dhe po ju përdorin, ju përdor Edi Rama për të vjedhur 200 milionë euro edhe kjo gjë është fare e qartë”, tha Alibeaj.

Deputeti i PD-së u shpreh se nuk kishte thirrje për kolegët socialistë që sipas tij po kthehen në kukulla.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk kam asnjë lloj thirrje për ndërgjegjen tuaj, tashmë është e qartë që këtu jeni thjeshtë kukulla në dorë të Edi Ramës, të firmës ”Fusha” e të Erion Velisë që vjedhjen që ata do duan të bëjnë të gjejnë një alibi që po e voton Ulsiu, Vasilika, Klodita, Adnori e zotërinjtë e tjetër. Kjo është alibia që po kërkojnë ata. Po frikë burgun e keni apo jo për këtë çfarë po bëni? Kaq minimumi inteligjence e keni apo jo? Për të kuptuar që ajo çfarë po ndodhë është fundi i institucioneve, është fundi i një republike, sigurisht dhe fundi i karrierës suaj, po mos i jepni fund edhe inteligjencës tuaj, është minimalisht kaq kjo gjë duhet të kuptoni. Pse do duhet të shënosh në CV tënde që je një hajdut bashkëpjesëmarrës me Edi Ramën. Pse duhet ta bësh?”, u shpreh ndër të tjerash Alibaej.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?