Shembja e Teatrit, Derhemi: Rama s’pranon të na takojë

Lulzim Basha priti në një takim aktorët, me të cilët diskutoi mbi planin e qeverisë për prishjen e Teatrit Kombëtar. Pas fjalës të kreut të PD-së, aktori Arben Derhemi, deklaroi para mediave se protesta e tyre po ndikon tek qeveria, po jep efektet e para. Ai tha se kryeministri Edi Rama ende nuk ka pranuar t’i takojë, por të hënën artistët, që po e vazhdojnë protestën me mbështetje qytetare, do të paraqesin projekt-idenë e tyre për rikonstruksionin e Teatrit.

Z. Derhemi, a mendoni se mund të ketë impakt tek qeveria për ndonjë tërheqje, protesta juaj?

Impakt?! Impakti është i dukshëm, sepse ne mbështetemi nga 500-600 të hënë për të hënë nga qytetarë shqiptarë që nuk kanë asnjë ndasi politike por thjesht vijnë aty se mendojnë se ky institucion, ajo histori e atij kombi, duhet të vazhdojë dhe historia e kombit shqiptar nuk mund të ndërpritet se do nj individ apo dikush tjetër. Kështu që ka impakt, nuk është se unë mendoj “se do të ketë…”.

A keni kërkuar takim me kryeministrin Rama?

Ne e kemi kërkuar takimin me kryeministrin Rama, por kryeministri nuk na është përgjigjur.dhe takimi që bëri kryeministri Rama për projektin e ri të Teatrit Kombëtar, ishte një takim thjesht formal, kishte ftuar ca njerëz dhe me arrogancën e tij, përveç të tjerave, përveçse na tregoi një plagjaturë të Teatrit Kombëtar, edhe ofendoi figurat më të ndritura të artit shqiptar. Në atë takim.

Flitet se nja projekt nga artistët për teatrin…

Po, të hënën do ta shikoni dhe është një projekt më të këndshme të rikonstruksionit të Teatrit ekzistues kombëtar dhe ndërtimit të një ministrukture brenda Teatrit Kombëtar për të bërë një sallë tjetër. Unë mendoj se 90%-95% të artistëve shqiptarë janë të unifikuar në këtë mendim timin. Natyrisht ka dhe zëra ndryshe, se përndryshe nuk do të quheshim artistë. Do të quheshim parti, ushtarë..

SHKARKO APP