Shembja e Teatrit kërkon proces penal

Nga Ylli Manjani –

Për çështjen e shembjes së Teatrit.

****

Nuk mendoj se ka shumë vend për një gjykim kushtetues, sepse nuk kemi të bëjmë me përplasje kompetencash. As përplasje ligjesh me Kushtetutën. Ndoshta ka ndonjë gjë të kësaj natyre, por nuk është ky thelbi i PALIGJSHMËRISË.

Shembja e Teatrit Kombëtar kërkon një proçes penal dhe/ose proçes administrativ.

Thelbi i problemit është ky:

A u lëshua një leje ndërtimi(për shembje),  sipas nenit 39 të Ligjit për Planifikimin e zhvillimit urban?!

Nëse jo, kush guxoi të shembë Teatrin?

Nëse po, pra u lëshua leje shembje, kush e lëshoi dhe mbi çkushte ligjore?! Se që të shembësh duhet më parë të miratosh projektin e ri të zhvillimit. Mesa kemi dëgjuar ende nuk ka një projekt të ri zyrtar.

Atëhere si u shemb ndërtesa pa një projekt zhvillimi të miratuar?!

Që të kuptohemi, asnjë tullë nuk vihet e as hiqet nga ku është vënë pa leje ndërtimi. Ska rob në tokë që ndërton e shemb pa leje.  Kështu thotë ligji që e ka bërë grupimi politik që sundon ende sot.

Atëhere çështja është e thjeshtë:

Ka apo jo leje shembje të firmosur nga kryetari i Bashkisë?!

Kaq!

Kjo e ndan shapin nga sheqeri.

Cilido Prokuror duhet ta kishte verifikuar kaq gjë. Është e thjeshtë.

Vonesa në hetim është e PAJUSTIFIJUAR.

****

Ky arsyetim vlen për çdo ndërtim tjetër publik apo privat që ekziston në territor.

NUK NDËRTOHET E AS SHEMBET DOT ASNJË MUR, AS EDHE NJË GARDH PA LEJE!

Të gjithë e dinë këtë ligj, zbatimi i të cilit mbushi burgjet.

Por asnjë zyrtar publik që ka urdhëruar shëmbje godinash pa leje, nuk është ende i dënuar.

SHKARKO APP