Shembja e teatrit, Shabani: Kemi lejuar kaq shumë pushtet sa një njeri i ka në kontroll të gjitha

Për pedagoun Endri Shabani, problemi është i njerëzve që i lejon një njeriu që të shembë Teatrin Kombëtar duke shkelur kushtetutën, ligjet, pra duke i pasur në kontroll të gjitha.

I ftuar në emisionin ‘Ekopolitkë’ nga gazetari Besart Kadia në ‘RTV Ora’, ai tha se maipulimi i sistemit zgjedhor i ka vendosur qytetarët janë vendosur nën thundër.

Endri Shabani: ”Problemi është me ne që lejojmë kaq pushtet sa mund të prishësh Teatrin Kombëtar në qendër të Tiranës duke shkelur kushtetutën, ligjet, duke injoruar institucionet e drejtësisë, parlamentin, këshilit bashkiak, duke i pasur në kontroll të gjitha. Në zgjedhjet e 2017 Rama ka marrë 48% të votave, ka pasur më shumë qytetarë kundra sesa e kanë mbështetur. Nuk ka legjitimitet. Ky legjitimitet buron nga sistemi zgjedhor. Nga manipulimi i sistemit zgjedhor pastaj të gjitha të tjerat pasojnë jo si pasojë e përfaqësimit të vullnetit të qytetarëve, por si pasojë e vendosjes së qytetarëve nën thundër  siç bën çdo autokrat.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?