Shembje dherash e gurësh, bllokohet bypassi i ”Rrugës së Arbrit”
Moti i keq ka krijuar probleme edhe në qarkullimin e mjeteve nga Tirana në drejtim të qarkut Dibër e anasjelltas nëpërmjet ”Rrugës së Arbrit”. Si pasojë e vërshimit të ujërave ka patur rënie gurësh e zhavorri në rrugë. Ndërkohë, në afërsi të tunelit të Murrizit në anën e Xibrit ka patur shembje dherash të shumta duke bllokuar qarkullimin total të automjeteve. Kalimi në këtë aks rrugor, kryesisht në bypassin e Murrizit paraqet rrezik dhe këshillohet të qarkullohet me shumë kujdes deri në pastrimin e plotë të rrugës nga autoritetet.