Shembjet masive të ndërtesave në Durrës pas lëkundjeve të tërmetit, specialistja Luljeta Bozo: Gabime inxhinierike

Profesoresha e ndërtimit Luljeta Bozo në një lidhje telefonike për ‘News24’ deklaroi se shembjet e pallateve dhe ndërtesave në Durrës nxjerr në pah problemet me planimetritë inxhinierike. Specialistja theksoi se Durrësi gati është ‘zhdukur’ tërësisht nga 3 tërmete që e kanë goditur përgjatë viteve. Mes të tjerash Bozo tha se në këtë qytet është ndërtuar pranë vijës bregdetare, duke shtuar se bazamentet në këtë zonë janë problematike.

“Kur këto godina janë shumë afër, bëhet fjalë për plazhin e Durrësit, bazamentet janë problematike. Është për t’u dhënë alarmi se si ka ndodhur kjo. Në plazhin e Durrësit ka një problem, ndaj nuk është ndërtuar për vite me radhe. Durrësit është shkatërruar 3 herë nga tërmetet, është groposur. Në rast të lëkundjeve sizmike, ato prishin strukturën. Toka nuk reagon njësoj”, -theksoi ajo. Ndër të tjera Bozo tha se gabimet e inxhinierëve në zbatim dhe projeksion, dalin gjatë tërmeteve.

Shembjet masive të ndërtesave në Durrës pas lëkundjeve të tërmetit, specialistja: Gabime...

“Godinë që pati këtë problem, ku dheu u kthye në llum, ajo nuk u zhyt, por u palos (në Kënetë). Ndoshta kjo gjë ka ndodhur edhe në këto raste, por s’mund ta them me siguri. Duhej të bëheshin analiza të dheut, nëse aty mund të ndërtohej apo jo. Ky studim është bërë nga studiues tanët shumë të mirë para viteve 90. Sipas ndarjes tektonike Durrësi ka qenë problematik. Nëse themelet janë të shëndetshme, strukturat punohen fare normale. Gabimet e inxhinierëve në zbatim dhe projeksion, dalin gjatë tërmeteve. Nëse bëhen ndërtimet me rregulla shumë të qartë, gjerat do ishin ndryshe. Kemi ikur nga 6-katëshi dhe kemi ndërtuar tek 8-10-20 katëshi gati në breg të detit. Ky është një problem në projektim. Edhe nëse ne kemi bazë të fortë, mund të ndodh gërryerja e themeleve pas ca viteve. Mendoj se këto raste janë gabime në projektim dhe zbatim”, pohoi ajo. Po ashtu specialistja e ndërtimeve dha edhe një mesazh të qartë për popullatën, në mënyrë të tillë që kjo e fundit mos të alarmohet nga tërmetet.

Sipas saj, nuk ka pse të ketë panik, sepse tërmete do të jenë prezent gjithmonë, duke marrë parasysh se Shqipëria bën brezin e vendeve që do të regjistrohen fenomene të tilla.

“Tërmeti i 21 shatorit, nëse ka dhënë një goditje të parë tek banesat, nëse ka pasur plasaritje, me një tjetër të dobët mund të ishin rrëzuar. Detyrua e organeve shtetërore duhet të bëjë klasifikimin e dëmeve, që të parandalohet situata. Nuk ka pse të ketë panik, sepse tërmete do kemi gjithmonë, pasi këtu jetojmë. Ne jemi në brezin që do të kemi tërmete, duam s’duam ne. Njëherë në kaq kohë do ta ndjejmë një tërmet mbi kurrizin tonë. Duhet të kemi objekte sa më të qëndrueshme”, përfundoi ajo.

SHKARKO APP