Shembjet në bregdet, Lleshaj: Në dorën e pushtetit vendor

Veprimtaria e Inspektoratit Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit, paraqet problem edhe për deputetët socialistë të qarkut të Vlorës. Në takimin e zhvilluar në Sarandë për mbarëvajtjen e sezonit turistik, deputeti Damian Gjiknuri dhe Alket Hyseni kërkuan nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj që të ketë më shumë koordinim me strukturat lokale kur bëhet fjalë për prishjen e objekteve. Lleshaj foli edhe për rritjen e numrit të Policisë së Shtetit dhe se ka marrë miratimin e kryeministrit për ta shtuar numrin me 500 punonjës ndërsa theksoi sërish se problemi i kanabisit mbetet një problem serioz që duhet luftuar. Një tjetër problem që ngritën deputetet është edhe fenomeni i vjedhjeve të shtëpive në zonat minoritare për të cilin, Lleshaj tha se po punohet për ta parandaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?