Shenasi Rama: Në Shqipëri nëse nuk testohen njerëzit s’ke epidemi, Rama po vendos një sistem jakobin

Në një lidhje me Skype me TV Ora nga SHBA, profesori për marrëdhëniet ndërkombëtare në New York University, Shenasi Rama tha se Shqipëri problem është mos testimi i njerëzve.

Sipas tij, në vendin tonë nuk dihet numri i të prekurve dhe të vdekurve, ndërsa referuar masave të qeverisë Rama ai u shpreh se janë masa për të kompletuar grushtin e shtetit dhe për të vendosur një sistem jakobin.

Shenasi Rama: Kryeministri Rama duke krijuar një komitet të përkohshëm dhe duke u bërë i gjithëfuqishëm sot me ligjin që nënshkroi ministrja e Shëndetësisë duke hequr edhe kufijtë kohor, vazhdon me grushtin e shtetit.

Problemi në Shqipëri është ky: duke mos testuar njerëzit, duke u thënë “rrini në shtëpi” atëherë nuk ke epidemi. Realiteti është se në Shqipëri kanë hyrë 135 mijë persona nga Italia, Greqia dhe vendet e tjera dhe ti nuk e di se sa është masa e njerëzve të sëmurë, të vdekur në shtëpia dhe sa e kanë kaluar si flamë, si rrugë. Në Shqipëri po përdoret për të kompletuar grushtin e shtetit, për të vendosur një sistem jakobin, për të minuar të gjitha të drejtat bazë të njeriut, gjë e cila nuk po ndodh në SHBA. Kjo po përdoret si një pretekst për të vendosur diktuarën e sektit jakobin të Rilindjes.

SHKARKO APP