Shenasi Rama: Nuk ka Bashkim Kombëtar, por ka bashkim bandash

 

Ligjëruesi dhe profesori, Shinasi Rama ishte i ftuar i Baton Haxhiut në Zona B të Klan Kosovës.

Ai duke folur për lidhjet Kosovë – Shqipëri ka thënë se “ nuk ka Bashkim Kombëtar por ka bashkim bandash”.

“Në rastin tonë ajo që kemi filluar me u lodh, është pikërisht ky bashkimi i elementeve kriminal”.

“Kjo është një përrallë e rëndë, por ky është një bashkim i të huajve që të shohim shqiptarët si skllevër”.

“Njerëzit nuk e kuptojnë ende këtë, sepse kanë bërë shtëpia me tre kate, vetura, kanë para”.

“Ana tjetër është kjo se njerëzit kanë filluar ta kuptojnë se nëse ti pa punuar asnjë ditë ke një pasuri 40 milionë euro atëherë diçka nuk shkon, e ky është fillimi i kuptimit që diçka nuk shkon”.

Ai ka thënë se Kosova dhe Shqipëria është ndarë vetëm nga një kufi i dhunshëm dhe ka potencuar faktin se duhet të bëhet edhe biznes mes të dyja vendeve.

“Kur ne të fillojmë  ta duam njëri-tjetrin, e ta inkurajojmë shqiptarin nga Kosova të eksportojë në Shqipëri”.

“Njerëzit tonë janë të mrekullueshëm, sistemi që është ndërtuar mbi ta është i mjerueshëm”.

Rama ka thënë se heronjtë e vendit janë në mërgim dhe na duhen njerëz që i shërbejnë këtij populli.

Ai në fund e ka përmendur edhe Serbinë duke thënë se ata e kanë treguar veten kush janë dhe është një armik shekullor i shqiptarëve.

SHKARKO APP