Shenasi Rama: Oligarkia si një sekt kriminal që po sundon Shqipërinë
Në një intervistë për RTV Ora, profesori Shenasi Rama u shpreh se oligarkia sundon me dorë të hekurt të gjithë shtetin shqiptar.
Ai tha se opozita dhe mazhoranca janë anëtarë të atij që Rama e quajti si një sekt kriminal që po sundon vendin tonë.
Rama: Oligarkia sundon me dorë të hekurt të gjithë shtetin shqiptar. Këto zgjedhje treguan se nuk ka opozitës, por dy anë të një parie që luan me popullin për interesin e vet. Paria sunduese ka arritur që të vendosë një sistem kapilar diktatorial dhe arrin që t’i mbajë shqiptar në një realitet gati skllavërues. Paria e Tiranës e ka shndërruar vente në një bishë të krimit ndërkombëtar dhe të interesit anti-shqiptar. Në këtë proces ka nxjerrë në krye të politikës vegla të degjeneruar dhe njerëz që janë pjesë e një sekti kriminal, ia kanë ndarë detyrat në qeveri dhe opozitë, por të dyja palët janë pjesë e zgjatur e kësaj oligarkie.
Deri në 8 korrik PD do të shkojë në rrethe dhe do të kërkojnë që të ngrenë demokratët, do të shkojnë në Bruksel dhe pastaj do të thonë se ia ka njohur BE-ja zgjedhjet dhe se do të bëjnë opozitë për 4 vitet e ardhshme. Buratinë si kryetari i PD-së nuk janë as e ardhmja dhe as ajo që u duhet shqiptarëve. PD ka të drejtë kur flet për manipulimin e zgjedhjeve, por PD ka bërë të njëjtën gjë në kohën e vet. Akuzat janë reale, por në një vend kur zgjidhet një person që nuk e njeh as dashnorja e vet, por merr 15 mijë vota pa dalë asnjë ditë në fushatë, ky është një vend ku strukturat kriminale janë në një nivel të tillë që e kontrollojnë politikën.
Rama shtoi se njerëzit që luajnë rolin e opozitës, janë nën të njëjtin tutor sikurse është edhe kryeministri i vendit, sepse janë dy prostituta në semaforin politikë të Tiranës.
Rama: Njerëzit që luajnë rolin e opozitës, janë nën të njëjtin tutor sikurse është edhe kryeministri i vendit. Nuk është se nuk kanë ndodhur krime dhe blerja e votës, këto të gjithë kanë ndodhur, por më e keqja është se duke bërtitur se janë paria e Tiranës, këta njerëz janë sjellë në mënyrën me të ndyrë sepse janë dy prostituta në semaforin politikë të Tiranës. Nëse do të ketë një vend që quhet bordello ai është parlamenti dhe këto janë prostituta të një tutori që e kanë jashtë, i cili merr paratë nga shqiptarët dhe i zëvendëson ata me bangladeshas. Opozita është dora e djathtë e një trupi që qeveriset nga dora e majtë, por që kontrollohet nga dora e majtë e krimit ndërkombëtar.