Shengeni Ballkanik, PDIU: E papranueshme një nismë Rajonale që lë jashtë Kosovën

“Schengeni Ballkanik Serbi-Mal i Zi-Maqedoni e Veriut, një nismë e panevojshme dhe e dëmshme” – kështu e ka konsideruar PDIU, marrëveshjen e firmosur sot në Beograd.

“Është e papranueshme një nismë Rajonale që lë jashtë Kosovën dhe e pakonsultuar me të.
Shqipëria s’duhet ti japë frymëmarrje Serbisë në raport me Kosovën, por të jetë gjithmonë në krah të saj në raport me Serbinë.

Një nismë e dëmshme që risjell idenë e ish-Jugosllavisë për një Konfederatë Ballkanike. Një nismë sjell një çorientim gjeopolitik.” thuhet ndër të tjera në deklaratën e PDIU shpërndarë mediave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e plotë:
Schengeni Ballkanik Serbi-Mal i Zi-Maqedoni e Veriut, një nismë e panevojshme dhe e dëmshme
Është e papranueshme një nismë Rajonale që lë jashtë Kosovën dhe e pakonsultuar me të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria s’duhet ti japë frymëmarrje Serbisë në raport me Kosovën, por të jetë gjithmonë në krah të saj në raport me Serbinë.

Një nismë e dëmshme që risjell idenë e ish-Jugosllavisë për një Konfederatë Ballkanike.
Një nismë sjell një çorientim gjeopolitik.
Shqiptarët janë të përcaktuar që në kohën e Rilindasve për të qenë pjesë e Europës, jo vetëm gjeografikisht, por dhe për tu bërë pjesë e BE-së.

Kemi që nga viti 2014 që Shqipëria ka marrë statusin e vendit kanditat, e presim hapjen e negociatave.
Rilindja e Ramës dështoi për të disatën herë dhe këtë vit për hapjen e negociatave, e na servir një nismë mediokër e pa asnjë impakt për qytetarët.
Këto nisma duken si alternativa ndaj integrimit evropian, pra si paradhoma pritje që do zvarrisin hyrjen në BE prandaj është më mirë ti shmangim.

Çorientim gjeopolitik- Ne kemi partner kryesor tregtar BE-në dhe vullneti i 98 përqind i Shqiptarëve është të shohim nga perëndimi, s’kemi asnjë arsye të thellojmë lidhjen me lindjen.
Boll më me megallomaninë e liderit rajonal, ne duhet të kryejmë me kokën ulur detyrat e shtëpisë për të arritur standartet e BE-së, demokracinë funksionale, zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe betejën kundër kapjes së shtetit nga krimi dhe ekonomisë nga Oligarkët

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?