Shengeni ballkanik, Ukshini: Askush nuk mund ta anashkalojë Kosovën

Ambasadori i Kosovës në vendin tonë, Sylë Ukshini i ftuar në studion e lajmeve të Ora News ka diskutuar takimin tre palësh mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në Novi Sad për të ashtuajturin ‘minishengen” ballkanik.

Ukshini u shpreh se nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal pa Kosovën.

Ndërsa shtoi se askush nuk mund ta anashkalojë Kosovën.

Sylë Ukshini: Paralelisht me procesin e Minishengen po ndodh edhe përpjekja e bashkësisë ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes Kosovës dhe Beogradit. Dhe mendoj se këto dy gjëra nuk janë të shkëputura.

Sepse nuk mund të kemi bashkëpunim rajonal komplet pa Kosovën.

Leftion Peristeri: Kosova nuk ishte e ftuar në këtë takim të Novi Sad aty ku u nënshkrua dhe kjo deklaratë mes palëve

Sylë Ukshini:   “Kjo marrëveshje akoma nuk është nënshkruar sepse aty nuk ishte Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova. Më shumë ishte një gatishmëri për të shprehur një vullnet para mbledhjes së ardhme të Këshillit të BE ku do të vendoset për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. 

Dhe mendoj se ky ka qenë një lloj demonstrimi nga shtetet e rajonit që janë të gatshme. Por nuk mendoj që ka pasur tendencë për anashkalimin e Kosovës sepse në fund të fundit edhe nëse do dikush ta anashkalojë Kosovës nuk mundet.

E kanë thënë edhe shumë politikanë, liderë evropianë, ndërkombëtarë se stabiliteti, bashkëpunimi rajonal është vendimtar vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Beogradit.

Ndërkohë mendoj se duhet të ndodhë edhe një normalizim i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Beogradit sepse përndryshe është e pamundur të kemi një minishengen. Këto dy gjëra janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Por të jeni të sigurt se minishengen është diskutuar edhe nën kryesinë e Kosovës në takimin e fundit në New York.”

/Ora News

 

SHKARKO APP