Shëngjin, pushuesit rikthehen në plazh pas situatës së zjarreve
Shëngjini ditët e fundit u përfshi nga flakë të frikshme dhe zjarri dogji çadra, shkoi pranë resorte dhe turistët, pushuesit ikën menjëherë. Dikur se situata pas zjarreve në Shëngjin po kthehet në normalitet. Disa pushues kanë zgjedhur të shijojnë plazhin e Shëngjinit, duke u shprehur se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
”Mbas shiut përherë del dielli, shpresoj që çdo gjë të jetë në rregull. Situata është normalizuar për momentin. Edhe në Florida morën flakë vilat dhe u kthyen në normalitet. Për momentin këtu është qetësi, nuk ka asnjë problem”, u shpreh një pushues. Një tjetër pushuese u shpreh se çdo gjë është kthyer normalitetit. Sakaq, ende nuk ka detaje të Policisë se çfarë e shkaktoi zjarrin që dogji me mijëra pisha dhe rrezikoi shumë jetën e njerëzve dhe të ndërtesave.
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar si çdo ditë raportin për situatën e krijuar nga zjarret në vend gjatë 24 orëve të fundit. Në total janë shuar 33 vatra zjarri nga 39 vatra të raportuara. Këto vatra zjarri nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara dhe për shuarjen e tyre janë angazhuar në terren strukturat e pushtetit vendor dhe atij qendror. Në operacionet e fundit për shuarjen e vatrave morën pjesë rreth 1400 forca operacionale me 75 mjete si dhe helikopteri Cougar.