Shëngjini i paqartë për sezonin turist

Shëngjini, një nga zonat më të frekuentuara të Shqipërisë, është i paqartë për sezonin turist. Përpos lëvizjeve të pakta, në brezin e rërës ende nuk është vendosur asnjë shezlon.

Besnik Sula, Përfaqësues i Operatoreve Turistik, thotë se ”Ne jemi gati si hoteleri së bashku me restorantin, por nuk na kanë dhënë asnjë informacion se çfarë do të bëhet me këtë pjesën e hapësirat publike”.

Situata bëhet edhe më e vështirë, kur sytë kthehen te prenotimet e anuluara. ”Nuk e di sesi do ta vlerësojmë këtë pjesë për ne, që të mos paguajmë hapësirën publike”

Shpresat i kanë vetëm te hapja e kufijve tokësor me Kosovën fqinje, që mesatarisht zë 30% të pushuesve që zgjedhin Shëngjinin gjatë muajve të verës.

SHKARKO APP