Shëngjini i rrethuar nga zjarret, mbërrin ndihma e parë evropiane. Dy avionë në aksion për të shuar flakët

Dy avionë të llojit Canadair, të mbrojtjes civile europiane kanë nisur betejën me flakët në Shëngjin, pak minuta më parë. Avionët të aftë të ulen në sipërfaqen e detit për t’u furnizuar, po hedhin sasi të mëdha uji, në zonat ku flakët tashmë ndodhen pranë banesave. Situata në Shëngjin shfaqet shumë e rrezikshme, ku një shtëpi dhe një lokal janë djegur, teksa zjarri vijon të përhapet me shpejtësi, i ndihmuar edhe nga era.

SHKARKO APP