Shenja si virozat e stinës? Mjekët: Tampon, vaksinë dhe izolim
Mjekët në vend i bëjnë thirrje që nëse qytetarët kanë shenja të virozave të stinës, të mos i neglizhojnë dhe të bëjnë kontrollet për Covid-19. ”Bëni tamponin për Covid dhe çdo rast pozitiv duhet të izolohet. ”Delta” është shumë ngjitës dhe sipas mjekëve po përhapet me shpejtësi”.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se numri i të infektuarve është shumë më i lartë se shifrat zyrtare. Brataj pohon se janë rritur vizitat në banesë dhe urgjencat drejt spitaleve Covid.
Ashtu si ekspertët në vend edhe mjekët shqiptarë në Europë bëjnë thirrje për rritjen e vaksinimeve në popullatë. Këta të fundit mbështesin nismën e shumë vendeve europiane për vaksinimin edhe të fëmijëve mbi 12-vjeç. Akademia e Shkencave në vend rekomandoi vaksinimin e fëmijëve mbi 12-vjeç.