Shërbente si “motër e nderit”, Ukraina kap snajperisten serbe e cila është parë edhe në Kosovë

Në Ukrainë nuk janë vetëm rusët që po bëjnë luftë. Snajperistja serbe Danijela Lazoviç, e cila shërbente si “motër e nderit”, është kapur sëfundmi nga forcat e Ukrainës.

Ajo bënte pjesë në forcat pro-ruse që pushtuan Donbasin. Ajo ka shërbyer si murgeshë, por hoqi dorë duke u bërë pjesë e grupeve kriminale. Danijela Lazoviç është parë edhe në Kosovë.

“Ajo shkonte shpesh në Beograd, edhe pse askush nuk e dinte pse. Sapo doli nga manastiri, ajo hoqi mantelin dhe u soll krejt ndryshe. Vizitat e saj në Kosovë ishin më të shpeshta, gjithçka ishte e mbuluar me fshehtësi.

Pas daljes nga burgu, Danijela ndërpreu kontaktet me familjen dhe miqtë dhe filloi një jetë krejtësisht të re, duke u larguar nga Serbia në nëntor 2014.

Ajo shkoi në territorin e Ukrainës lindore, në qytetin Snezhnoye dhe iu bashkua komandës “Oplot”, e cila përfshinte një njësi paraushtarake pro-ruse të quajtur “Regjimenti Hussar Serb”.

SHKARKO APP