Shërbim në autoambulancë, pacientët në pritje për t’u shtruar në spital (VIDEO)

Autoambulanca që vinin njëra pas tjetrës mbushën sot ambientet e jashtme të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Pacientët ndërsa prisnin për t’u shtruar në spital, e morën shërbimin mjekësor brenda autoambulancave. I afërmi i njërit prej tyre na tha se priste prej disa orësh të shtronte familjarin e tij.

Sipas Ministrisë prania e një numri të madh të autoambulancave në oborrin e spitalit Covid 2 nuk lidhet vetëm me fluksin e pacientëve që kërkojnë kujdes mjekësor, por edhe me zbatimin e protokollit për të shoqëruar në banesë pacientët e shëruar nga Covid-19.

Më herët me hapjen edhe të spitalit Covid 4, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se ka në dispozicion rreth 550 shtretër, ndërsa aktualisht rreth 470 prej tyre janë të zënë me pacientë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?