Shërbimet që ende nuk punojnë nga sulmi kibernetik, nga pagesat e ujit dhe të energjisë tek listat e notave

98% e shërbimeve online janë funksionale pas sulmit kibernetik që zgjati për disa ditë në Shqipëri, por ka disa shërbime që ende nuk ofrohen online.

Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karcanaj, ndër të tjera tha se po punohet për njehsimin e diplomave dhe lëshimin e certifikatave, listës së notave dhe vërtetimin e diplomës, kryerjen e pagesës së ujit dhe energjisë elektrike.

”E-albania është kthyer për 1202 shërbime. Të vetmet që po punohet ende është njehsimi i diplomave dhe lëshimi i certifikatave, lista e notave dhe vërtetimi i i diplomës, kryerja e pagesës së ujit dhe energjisë elektrike”, tha Karcanaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?