Shërbimi Doganor Shqiptar/ Bardhi: Të gjitha pikat kufitare janë funksionale dhe në dispozicion të çdo subjekti 24 orë

Sipas deklaratës të Drejtorit të Pëgjithsëm të Doganave Shqiptare, Gjon Bardhi, në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria për situatën e krijuar nga Koronavirusi, Shërbimi Doganor Shqiptar është 24 orë në punë në të gjitha degët, veçanërisht ato kufitare për zbatimin e të gjithave procedurave operacionale.

Sipas Bardhit shërbimet dhe procedurat operacionale vijojnë ndaj operatorëve ekonomikë dhe të gjithë zinxhirit të importuesve dhe transportueseve të mallrave, duke krijuar lehtësi për mallrat ushqimore, për të cilat nuk ka patur asnjë pengese deri tani në të gjitha Degët Doganore.

“Është thelbësore të theksoj për të gjithë operatorët ekonomikë dhe për çdo qytetar se Zinxhiri i Furnizimit nga importi vijon rregullisht në të gjitha pikat doganore dhe me të gjitha vendet. Gjatë këtyre ditëve ka vijuar normalisht importi dhe eksporti i mallrave me vendet fqinje si Italia dhe Greqia, që kemi dhe fluksin më të madh të shkëmbimeve tregtare, por edhe me vendet e tjera,” njofton Bardhi.

Drejtori I Përgjithshëm I Doganave rithekson se cdo pikë e Shërbimit Doganor është në dispozicion dhe shërbim të çdo subjekti importues 24 orë.

/ SCAN

SHKARKO APP