Shërbimi i Provës, ministri Ulsi Manja: Dënim alternativ për mbi 5000 shkelës në 10 muaj
Nëpërmjet Shërbimit të Provës përgjatë këtyre 10 muajve është aplikuar dënimi alternativ për mbi 5000 shkelës. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë se shërbimi i provës bashkëpunon me 61 bashki dhe me shumë organizata të shoqërisë civile në vend.
“Qëllimi ynë është të sjellim ndryshime pozitive te shkelësit, duke aplikuar dënimet alternative, siç është puna në shërbim të komunitetit”, theksoi Manja në një postim në rrjetet sociale.
Manjani thotë se falë këtyre marrëveshje, shkelësit e ligjit kanë mundësi të rindërtojnë raportin e tyre me ligjin dhe komunitetin dhe të riintegrohen në shoqëri.
”Përgjatë këtyre 10 muajve është aplikuar dënimi alternativ për mbi 5000 shkelës, veçanërisht për të rinjtë dhe të miturit, të cilët kryejnë punë komunitare në bashkitë ku jetojnë”.