“Shërbimi psiko-social, ndryshon fatin dhe jetën e fëmijëve me aftësi ndryshe”
Socializimi dhe integrimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe krijimi i kushteve për mësim në çdo shkollë të tyre është parësore për Drejtorinë Arsimore në Lezhë dhe shkollat e saj. “Të nxënit e fëmijëve me aftësi të kufizuara, synon zhvillimin e plotë të potencialit intelektual dhe fizik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre, për t`i përgatitur për intergim të plotë në shkollë e shoqëri. Ndaj, përfshirja dhe integrimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara në kopshte dhe shkolla, për DAR Lezhë dhe shkollat e saj, është parësore”,- thotë në një prononcim për “Koha Jonë”, drejtorit të DAR Lezhë, Bardhok Pulaj. Ditët e fundit ai zhvilloi një takim me Shërbimin Psikologjik e Social të kësaj drejtorie, me psikologë, mësues ndihmës e të shansit të dytë etj. “Pranë çdo shkolle në qytet e fshat, nxënësve me aftësi të kufizuara, u janë siguruar kushtet dhe kujdesi me psikologë, mësues ndihmës dhe shërbim rehabilitues”,- theksoi z. Bardhok Pulaj. Për herë të parë, për të përsosur këtë shërbim në ndihmë të tyre, do të hapen dhomat burimore dhe shërbimi logopedik pranë çdo shkolle, për nxënësit që kanë vështirësi në artikulim. Pasi ka përshëndetur punën e mirë profesionale me këta nxënës, të Supervizorit të Shërbimit Psiko-Social në DAR Lezhë, Ndue Dragusha, të psikologëve , mësuesve ndihmës e të shansit të dytë etj, z. Pulaj ka theksuar rolin e rëndësishëm të tyre në mbarëvajtjen e procesit në shkollë dhe shërbimin professional ndaj nxënësve në nevojë. Rol i cili me kalimin e kohës është bërë i rëndësishëm për fëmijët me aftësi ndryshe dhe integrimin e tyre në shkollë e shoqëri. “Ju jeni gardianët, për të vërtetuar , parandaluar dhe mbrojtur nga fenomenet , që rrezikojnë këta fëmijë me afëtsi ndryshe e që kanë gjetur zgjidhje me punën dhe komunikimin tuaj me mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe prindërit, “vlerësoi drejtori Pulaj. Duke asistuar dhe punuar me përkushtim dhe profesionalizëm me fëmijët me aftësi të kufizuar, secili nga ne ndryshon jetën e këtyre fëmijëve dhe fatin e individëve në të ardhmen, duke ndjerë kënaqësinë e profesionit, por edhe të humanizmit, sepse ndryshojnë jetë njerëzore. Konstatimi, ndërhyrja, veprimi në kohë e në mënyrë profesionale e njerëzore në punën me nxënësit me aftësi ndryshe, komunikimi dhe bashkëpunimi me mësuesit dhe prindërit dhe zgjidhja e problemeve në shkollë por edhe në shtëpi , janë fryt i punës dhe i kënaqësisë së shërbimit nga secili prej nesh. Sepse, kemi në dorë fatin e individit, ndryshimin e jetës së këtyre nxënësve në nevojë , duke u shërbyer me përkushtim , për t`i socializuar dhe integruar në shkollë dhe shoqëri. Duke i asistuar me shërbim cilësor psikologjik e social në shkollë dhe shtëpi, për t`u kthyer atyre besimin dhe shpresën, për të mësuar e jetuar si gjithë të tjerët, me profesionalizëm dhe humanizëm në ndihmë të kësaj shtrese në nevojë, duke promovuar edhe barazinë dhe mosdiskriminimin, apeloi Bardhok Pulaj.
Jak Rrozhani
KOHA JONË SONDAZH

