Sherefedin Shehu: Njerëzit e kërcënuar nga partia votojnë partinë në pushtet
Ish-deputeti i PD-së Sherefedin Shehu, sot ekspert për ekonominë thotë se njerëzit e kërcënuar nga partia votojnë partinë në pushtet.
“Njerëzit e kërcënuar nga partia votojnë partinë në pushtet. Natyrisht që tregoi edhe një trend që është vërtetuar nga regjimet komuniste, i tillë po bëhet edhe i joni. Ne kemi ardhur në standardin që kishim para vitit 1990.
Një pjesë e shqiptarëve kanë vendosur të largohen nga Shqipëria dhe një pjesë kanë vendosur të qëndrojnë këtu nën kontrollin e qeverisë.
Kishim votime dhe nuk kishim zgjedhje edhe për faktin se nuk u votuan alternativat, por partia në pushtet nëpërmjet mekanizmave të indimidimit, të presionit dhe në fund edhe të përdorimit të varfërisë”, u shpreh Shehu.