Shërim të shpejtë Manjola! Alesio të pret

Kjo është Manjola, mamaja e Alesios, djalit të vogël i cili për ti shpëtuar tërmetit u hodh nga kati i 5-të i pallatit.

Familja ka humbur babain dhe motrën. Ndërkohë Manjola vijon të jetë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Për fat të mirë Manjola po përmirësohet nga dita në ditë, me shpresën që të gjejë forcën të kapërcejë humbjen e madhe! Po kujdesemi për mamin e Alesios së vogël që shpëtoi për mrekulli nga tragjedia e Thumanës, që të jetë sa më shpejt me djalin e saj dhe të ringrihen më të fortë” shkruan ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në facebook

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria brenda 15 dhjetorit do të vërë në dispozicion të familjeve që kanë humbur të afërmit apartamente.

Swiss Digital Mobile Reklama

Alesio me mamanë e tij do të kenë dhe ata apartamentin e tyre në Tiranë

Duhet gjetur dhe mënyra si duhet të kujdesemi për njërin prej tyre që ka nënën në spital dhe ka humbur të tjerët. Do i japim shtëpinë, do i vëmë një kujdestare. Daja jeton në Angli, ka ardhur përkohësisht. Shtëpia do jetë në emrin e tij, ai është I zoti i shtëpisë” tha kryeministri në mbledhjen e sotme të qeverisë. “

Ndërkohë Alesio u bë pjesë e surprizës që kryeministri i bëri atij dhe Aurelit për të takuar dy futbollistët e Juventusit, Gianluigi Buffon dhe Cristiano Ronaldo

Edhe ne i urojmë Manjolës shërim të shpejtë dhe të gjejë forcën të kapërcejë humbjen e madhe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?