Shërohen 7 pacientë nga Shkodra, shkon në 410 numri i personave që kanë fituar betejën me COVID-19

Numri i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri vijon të mbetet më i lartë se numri i të infektuarve.

Në përditësimin e kësaj të diele, Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë shëruar edhe shtatë pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, duke e çuar në 410 numrin total të personave që kanë fituar betejë me virusin.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 410.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht në vendin tonë 288 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme”, tha MSH.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?