Shërohet një tjetër paciente nga COVID-19, 84 vjeçarja lë spitalin infektiv
Aktualitet E Mërkurë, 8 Prill 2020 17:42
Një 84 vjeçare është pacientja e rradhës e cila është shëruar nga COVID-19.
Nënë Rukija ka lënë spitalin infektiv ditën e sotme.
Është vetë ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu që e bën të ditur një gjë të tillë përmes një postimi në Facebook.
Vetëm në 24 orët e fundit 8 pacientë kanë lënë spitalin ku do të vijojnë vetëkarantinimin për 14 ditë në shtëpi.
Në total numri i personave të kuruar nga pandemia e COVID-19 është 154.