Shërohet pacienti i parë me COVID-19 në Elbasan

Në Elbasan është shëruar pacienti i parë i infektuar me koronavoirus. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Shëndetit Publik.

Pacienti me inicialet R.M rezultoi negativ në testin e tretë dhe tani konsiderohet plotësisht i shëruar.

Ai ishte infektuar bashkë me gruan e tij nga djali, i cili sapo kishte ardhur nga Italia. Ndërkohë gruaja e 55 vjecarit vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Edhe gjendja e pacientëve të tjerë rezultuar pozitiv nga Elbasani rezulton të jetë e mirë.

Deri më tani nga Elbasani kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 pesë shtetas nga dy familje.

SHKARKO APP