Sherr brutal në Itali me shkopa bejzbolli, plagoset rëndë shqiptari

Një sherr masiv ka ndodhur në Itali, ku i plagosur ka mbetur një shqiptar.

Sipas mediave italiane, gjatë sherrit që ndodhi jashtë një qendre tregtare në Mantua, janë përdorur edhe skopinj bejzbolli.

Nga sulmi kanë mbetur të plagosur rëndë Pier Francesco Ferrari, 35 vjeç dhe 23-vjeçari shqiptar Atilio Ndrekai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata dyshohet se janë telefonuar dhe më pas kanë shkuar në një parking, ku janë përballur me 4-5 persona, të cilët kanë nisur t’i godasin me shkopa bejsbolli duke përfunduar në spital në kushte shumë të rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas autoriteteve italiane, karabinierët që po hetojnë këtë çështje janë të kufizuar për sa i përket dinamikës dhe arsyeve të pritës, por pista kryesore mbetet ajo e larjes së hesapeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?