Sherr dhe dhunë në një dyqan tek Rruga e Kavajës, rrihet keq biznesmeni

Sherr në një dyqan në Rrugën e Kavajës. Një djalë i ri ka dhunuar me sende të forta një biznesmen.

Policia e Tiranës bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e shtetasit me inicialet D. M., 30 vjeç.

“Pasi në Rrugën e Kavajës, dyshohet se në gjendje të dehur ka goditur me sende të forta pronarin e një dyqani dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë”, beri me dije policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, efektivët në Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë dhe shpallën në kërkim shtetasit F. J., 38 vjeç dhe A. K., 37 vjeç, pasi dyshohen se për motive të dobëta kanë goditur për shkak të detyrës rojën private të një subjekti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?