Sherr dhe të shtëna me armë mes banorëve pranë shkollës “Çajupi”. Plagosen me sende të forta 4 persona

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në afërsi të shkollës “Çajupi”, në kryeqytet.

Nga informacionet paraprake dyshohet se disa banorë të zonës janë përfshirë në një konflikt dhe si pasojë e përleshjeve raportohet të jenë plagosur me sende të forta katër persona.

Dyshohet se është qëlluar në ajër me armë zjarri por deri tani nuk ka të konfirmuar për ndonjë te dëmtuar me armë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje si dhe ka sekuestruar edhe armën e zjarrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?