Sherr i dhunshëm, plagoset me thikë 35-vjeçari

Ditën e sotme është plagosur një 35-vjeçar me thikë në Skrapar.

Shtetasi me inicialet H.I. ka marrë me urgjencë mjekimet e duhura në spital, teksa është raportuar se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 36 vjeç, banues në Çorovodë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. I., 35 vjeç, banues në Skrapar, i cili mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

SHKARKO APP