Sherr i madh mes Preç Zogaj dhe Andrea Stefanit në emisionin “Opinion” tek Blendi Fevziu

 
 
Në emisionin e Blendi Fevziut në emisionin "Opinion" në TV KLAN ishin të ftuar edhe PreçZogaj e Andrea Stefani. Tema ishte për çështjen CEZ dhe KLSH. Por në një moment shpertheu shumë egër Andrea Stefani duke e akuzuar Zogaj se je spiun të ish-sigurimit të shtetit ,i shitur, maskara, qelbësirë dhe që nderron qendrim sipas stines e interesit personal politik, etj . Mënjëherë u kundërpërgjigj Preç Zogaj duke e akuzuar Stefanin si të shitur  dhe se do ta sjellë vendimin e gjyqit dhe ta ngulë në ballë mu këtu në studio o i pa ftyrë, etj. Por situata u tensionua shumë keq sa ishin gati të përballeshin edhe fizikisht. Ndërsa moderatori Fevziu, me një dinakeri profesionale, i la të kacafyteshin duke iu thënë "qetesohuni!", por priste me pasion prapë sherrin që të vazhdonte pasi shikueshmeria e emisionit kapi në ato momente përqindje të madhe. Stefani vazhdoi të lëshonte akuza të tjera të rënda ndaj Zogajt.
 Emisioni vazhdoi në këtë linjë fyerjesh duke i thënë njeri tjetrit "idiot", "edhe ti je idiot",etj.

SHKARKO APP