Sherr i madh Rama-Blushi për çështjet e ekonomisë dhe drejtimit të PS në Asamble

 

Siç ishte parashikuar Asambleja e PS ka nisur me nje sherr te madh mes Edi Rames dhe Ben Blushit. Blushi thote se ka dy vjet qe ka mbaruar mandati zyrtar i kryetarit te PS ndersa nuk behen zgjedhje sipas Statutit. Pse nuk behen zgjedhjet sipas statutit per kryetar te PS-ka pyetur Blushi ne salle.

Blushi mesohet i ka kerkuar Kryeministrit dhe kryetarit te PS se nuk eshte gjendja ekonomike sic e paraqet ti dhe vartesit tuaj, por shume e veshtire. Kjo ka sjelle reagimin e forte te Edi Rames duke iu drejtuar Blushit se "nuk ia ke haberin nga ekonomia".
Me pas Blushi i eshte drejtuar Rames se "PS eshte nje aset i madh e i vyer,kurse ty ti nje administrator i perkohshem". 
Tensioni eshte ne shkallen me te larte mes Edi Rames dhe Ben Blushit, cka ka sjelle nje perplasje te forte mes dy personave dikur miq shume te ngushte. Edi Rama ka thene se Kongresi do te vendos se si veprohet kur kryetari fiton zgjedhjet dhe si do te zgjidhet kryetari.  Por me tej ai eshte drejtuar Blushit ne debat se " ti luftoje kunder PS-se kunder te tjeret luftonin per vota per PS!".
Por politika dhe idete i kane ndare forte prej muajsh

SHKARKO APP