Sherr masiv mes të rinjve në Lungomare, policia ndërhyn për t’i arrestuar (VIDEO)

Një sherr për motive banale ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Lungomares në Vlorë.

Mësohet se dy grupe të rinjsh janë përplasur me grushta e shkelma me njeri-tjetrin pas një konflikti të çastit. Sherri ka paralizuar edhe trafikun teksa dëshmitarë kanë qenë edhe pushuesit e zonës.

Këta të fundit kanë qenë duke shëtitur në Lungomare kur ka nisur sherri. Të rinjtë janë shoqëruar për në komisariat për të sqaruar rrethanat e përplasjes.

SHKARKO APP