Sherr masiv në Kondispol

Një sherr masiv mes 9 personave është shënuar në Xarrë të Konispolit në jug të vendit.

Ngjarja është shënuar rreth orës 22.00 të së mërkurës, kur F.D, N.Gj, P.N, A.N, F.N dhe Kreshnik Shabani, janë konfliktuar duke u goditur me grushte e sende të forta me shtetasit V.Ç, Dh.Ll dhe L.Ç. Si pasojë kanë marrë plagë të lehta të gjithë pjestaret në sherr, ndërkohë që më rëndë është plagosur F.D, i cili është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka gjetur dhe sekuestruar 1 thikë. Ndërkohë është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Kreshnik Shabani në fshatin Vrinë, bashkia Konispol, ku është gjetur dhe sekuestruar 741 gram lëndë narkotike e llojit “cannabis sativa”. Për gjithë pjestarët në sherr, policia ka ngritur akuzen “Plagosje e lehtë me dashje” ndërsa për

Swiss Digital Desktop Reklama

Një sherr masiv mes 9 personave është shënuar në Xarrë të Konispolit në jug të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja është shënuar rreth orës 22.00 të së mërkurës, kur F.D, N.Gj, P.N, A.N, F.N dhe Kreshnik Shabani, janë konfliktuar duke u goditur me grushte e sende të forta me shtetasit V.Ç, Dh.Ll dhe L.Ç. Si pasojë kanë marrë plagë të lehta të gjithë pjestaret në sherr, ndërkohë që më rëndë është plagosur F.D, i cili është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka gjetur dhe sekuestruar 1 thikë. Ndërkohë është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Kreshnik Shabani në fshatin Vrinë, bashkia Konispol, ku është gjetur dhe sekuestruar 741 gram lëndë narkotike e llojit “cannabis sativa”. Për gjithë pjestarët në sherr, policia ka ngritur akuzen “Plagosje e lehtë me dashje” ndërsa për Kreshnik Shabanin edhe atë të “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Policia ka shoqëruar në polici 6 persona dhe po punon për të zbardhur shkakun e këtij sherri masiv. Sipas burimeve nga banorë të Xarrës bëjnë me dije se sherri ka qenë mes një grupi adoleshentësh.

Kreshnik Shabanin edhe atë të “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Policia ka shoqëruar në polici 6 persona dhe po punon për të zbardhur shkakun e këtij sherri masiv. Sipas burimeve nga banorë të Xarrës bëjnë me dije se sherri ka qenë mes një grupi adoleshentësh.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?