Sherr masiv në Tiranë, goditen me tulla e hunj babë e bir

Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00 në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut ku disa persona janë përleshur me njeri-tjetrin.

Sherr masiv te Fresku,  goditen me tulla babë e bir, pamje pa koment

Ndërkaq është njoftuar menjëherë policia e cila ka mbërritur në vend.

Ngjarja ka ndodhur  pranë dy lokaleve më të frekuentuara të zonës duke shkaktuar frikë tek kalimtarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu në konflikt janë përfshirë dhe familjarë e njërës palë, të cilët mësohet se janë pronarët e ambientit të biznesit ku ndodhi sherri. Madje sipas dëshmive një grua ka qëlluar me gurë , tulla e hunj  mbi një makinë luksoze tip “Porche Cayene” brenda së cilës ishin babai dhe djali i tij. Në video duken qartë se dy persona tentuan t’i iknin policisë duke vrapuar pas një ndërtese aty pranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?