Sherr me armë të ftohta në qendër të Bulqizës, vdes 20 vjeçari
Dy të rinj janë konfrontuar me armë të ftohta në qendër të qytetit të Bulqizës.
Nga të dhënat e para mësohet se ka ndërruar jetë një 21-vjeçar, pas plagosjes me thikë nga një bashkëmoshatari i tij.
Ndërkohë policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00, ndërsa shkak konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Autori i ngjarjes së rëndë është F.K, 22-vjeç. Ai ka plagosur me thikë shtetasin A.P, rreth 21 vjeç, i cili gjatë rrugës për spital ka humbur jetën.
Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, ku po krihet zona dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore me qëllim kapjen e tij.
KOHA JONË SONDAZH

