Sherr me fqinjin në Milano, vritet 40-vjeçari shqiptar

Një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në Milano të Italisë, pas një konflikti momenti që pati me fqinjin e tij, i cili u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:30 minuta kur shqiptari, ende i paidentifikuar ishte konfliktuar me fqinjit e tij më të moshuar në Via Varese, i cili më pas ishte kthyer në shtëpi, ku mori pistoletën dhe më pas e qëlloi 40-vjeçarin disa herë.

Ekipet e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën të bënin asgjë për shqiptarin, i cili ndërroi jetë pa mbërritur në spital. Autori i krimit është vënë menjëherë në pranga, ndërkohë që shkaqet e konfliktit mes të dyve janë ende të paqarta

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?