Sherr me leva në Maliq, dy bashkëfshatarët përfundojnë në spital

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Korçë pas një sherri për motive të dobëta.

Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Libonik, ku janë dëmtuar me mjete të forta shtetasit Besart Refatllari, 34 vjeç dhe Ervis Mani, 35 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq, të cilët u dërguan për mjekim në Spital.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

SHKARKO APP