Sherr me Ramën në Parlament? Ministrja Gjonaj: Ne harrojmë që…

Në seancën e së enjtes së kaluar, imazhet e një bisede të tensionuar mes kryeminstrit Edi Rama, ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe më pas me atë të Kulturës Elva Margariti, bënë xhiron e rrjetit. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ftuar në ”Abc News”, e pyetur pikërisht mbi faktin se për çfarë po u kërkonte llogari kreu i qeverisë, tha se ”Nuk kishte ndonjë bisedë të një karakteri të tillë biseda mes nesh. Ndonjëherë ne harrojmë që jemi përballë kamerave. Ishtë një bisedë normale dhe veprojmë në këtë mënyrë jo vetëm me kryeministrin Rama por edhe anëtarë të kabinetit qeveritar”.

Pjesë nga biseda:

Ditën e hënë pati një moment, në Parlament ku gazetarët raportuans e z.Rama ngriti zërin me ju dhe ministren Margariti. Çfarë ndodhi në atë moment?

Nuk kishte ndonjë bisedë të një karakteri të tillë bniseda mes nesh. Ndonjëherë ne harrojmë që jemi përballë kamerave. Ishtë një bisedë normale dhe veprojmë në këtë mënyrë jo vetëm me kryeministrin Rama por edhe anëtarë të kabinetit qeveritar

A është autoritar Rama, se kur flet me Rudina Hajdarin duket sikur është i tillë, si është në mbledhje me dyer të mbyllura?

Është një kryeministër që kërkon dhe ka pritshmëri të larta nga anëtarët e kabinetit qeveritar. Nga ana tjetër është një njeri që j vetëm të dëgjon, por edhe të respekton për mendimin që ke. Kjoë shtë eksperienca që kam patur unë gjatë dy viteve e gjysmë në kabinet.

SHKARKO APP