Sherr me të birin, babai bën ”të fortin” dhe merr peng 14-vjeçarin

Dy adoleshentë në Tiranë u përfshinë në një sherr mes tyre që më pas ka përfunduar me pengmarrje. Ka qenë babai i njërit prej të miturve ai që ka vendosur të bëjë vetëgjyqësi, duke marrë peng adoleshentin që u përfshi në sherr me të birin. Sipas policisë së Tiranës, autori i pengmarrjes është 50-vjeçari Çlirim Sina së bashku me një 39-vjeçar, Aleksandër Sinën.

50-vjeçari sapo mësoi për sherrin e të birit, nuk nguroi që të bëjë të fortin dhe vetëgjyësi për këtë ngjarje. Kështu ai ka marrë peng 14-vjeçarin, dhe pa dëshirën e tij ai e ka mbajtur të mbyllur për disa orë në makinë. I mituri u shpëtua nga uniformat blu, dhe kjo ngjarje mori fund me ardhjen e policisë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ata kanë marrë me forcë në automjetin e tyre 14-vjeçarin dhe i kanë hequr lirinë atij, duke e mbajtur në automjet për shkak të një konflikti që i mituri ka patur me djalin e 50-vjeçarit.

SHKARKO APP